E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kontroll i beftë në makinë, të riut i gjenden armë, maskë, shkop bejzbolli dhe…
Lajme

Kontroll i beftë në makinë, të riut i gjenden armë, maskë, shkop bejzbolli dhe…

Kontrolle të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbajnë ato pa leje në banesë.

Si rezultat i kontrolleve, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 është goditur një rast i armëmbatjes pa leje.

Vihet në pranga një 23-vjeçar që posedonte një armë zjarri pistoletë dhe fishekë luftarak.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, një pistoletë zhurmuese, maskë, thikë e sende të tjera të kundërligjshme.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasi M. G., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Pas lokalizimit dhe ndalimit të mjetit me të cilin po qarkullonte ky shtetas, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në mjet dhe kontroll fizik nga drejtuesit, të cilit i kanë gjetur një sasi fishekësh. Në vijim të kontrollit, në banesën e tij, Policia gjeti një armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak, një pistoletë zhurmuese, fishekë zhurmues, një thikë, një shkop bejzbolli, një kuti metalike me një sasi saçmash për armë sportive dhe një maskë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin udhëtonte 23-vjeçari.

Metarialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.