Kontroll në vilën e Ilir Metës në Lalz nga BKH/ Hetime në kuadër të urdhërit të SPAK
BKH ka ndërmarrë një kontroll në vilën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në zonën e Lalzit, në kuadër të hetimeve të urdhëruara nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).
Ky zhvillim vjen pasi sot janë lëshuar katër masa sigurie nga SPAK, ku dy prej tyre përfshijnë Metën dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Po ashtu, kontrolle janë kryer edhe në banesën e ish-deputetit të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari. Dy masa të tjera sigurie janë lëshuar për bashkëpunëtorë të tjerë të Metës, ndërkohë hetimet vijojnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



