E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kontrolle dhe procedime penale nga Task Forcë e OSHEE Tiranë
Lajme

Kontrolle dhe procedime penale nga Task Forcë e OSHEE Tiranë

Kontrollet janë ushtruar në zonat Laprakë, rruga “Myslym Keta”, Shkozë pranë shkollës “Androkli Kostallari”, në Kombinat dhe Kamëz, nga ku janë proceduar penalisht me akuzën e vjedhjes së energjisë 9 abonentë, ku njëri është shpallur në kërkim, ndërsa 4 të tjerë janë shoqëruar në komisariat për moskallëzim krimi.

Në zonën e Laprakës, u shoqëruan në polici 4 shtetas, tre familjarë dhe një subjekt privat (servis makinash), pasi konsumonin energji elektrike pa patur kontratë me OSHEE. Ata ishin qiraxhinj dhe nuk pranuan të

bashkëpunonin me organet e hetimit për të treguar pronarin e objektit që vidhte energji elektrike.

Abonenti Gëzim M. u procedua në polici, me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike përmes një linje të dytë, duke shmangur matjen.

Nga kontrollet e grupeve operative OSHEE Tiranë, pranë rrugës “Myslym Keta”, u bë e mundur kapja në flagrancë e 3 abonentëve. Konkretisht, Nafie K., Dritan A. dhe Florian Ç. u kapën duke vjedhur energjinë elektrike, pasi furnizoheshin jashtë sistemit të matjes, që të tre në të njëjtën kabinë.

Tjetër grup operativ, ushtroi kontroll në zonën ish-uzina Traktori, pranë shkollës 9-vjeçare “Androkli Kostallari”, u zbuluan dy raste të furnizimit me energjinë elektrike, në kundërshtim të plotë ligjin dhe Kodin Penal. Shefikat H. dhe Arta K., furnizoheshin me energji jashtë sistemit të matjes, pra energjia që konsumonin nuk matej.

Në zonën e Kombinatit (pranë depove të ujit), abonenti Lefter M. pas kontrollit, u konstatua se vidhte energji elektrike.

Në Kamëz, abonenti Mahmut D. konsumonte energji elektrike pa patur kontratë. Me të mësuar për prezencën e policisë, abonenti u largua në drejtim të paditur, duke u shpallur në kërkim. Agim H. u konstatua nga grupi i kontrollit se kishte instaluar matësin me “kokë poshtë” (shmang regjistrimin e konsumit). Rasten u proceduan penalisht nga oficere te policise gjyqesore.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.