E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kontrolli i BKH në apartamentin e padeklaruar të lidhur me Ajola Xoxën: Zbulohen dokumente, kasaforta dhe rroba
Lajme

Kontrolli i BKH në apartamentin e padeklaruar të lidhur me Ajola Xoxën: Zbulohen dokumente, kasaforta dhe rroba

 

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me një kontroll të zhvilluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) më 6 dhjetor, në një apartament që dyshohet se përdorej nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa. Sipas Lalës, apartamenti në fjalë, i cili ndodhet sipër qendrës Harabel, nuk ishte deklaruar dhe figuron në emër të një personi tjetër të palidhur me hetimin.

“Nga hetimet e zhvilluara dhe nga kqyrja e kompjuterëve të sekuestruar, prokurorët kanë arritur në përfundimin se apartamenti administrohej nga Ajola Xoxa dhe përdorej prej saj,” tha Lala.

Më tej, gazetarja raportoi se kontrolli ka rezultuar në sekuestrimin e një numri të madh dokumentash, kontratash, faturash dhe dy kasafortave të cilat janë hapur me ndihmën e pajisjeve speciale. Për herë të parë, sipas saj, janë sekuestruar edhe veshje nga garderoba e apartamentit.

“Është një rasti i paprecedentë që SPAK sekuestron rroba. Kjo ngre shumë pikëpyetje për drejtimin që mund të marrin hetimet,” shtoi ajo.

Gazetarja gjithashtu përmendi se denoncimi për këtë çështje është bërë nga Nesti Angoni, një person anonim publikisht, por që dyshohet të jetë i afërt me Erion Veliajn për shkak të detajeve të hollësishme që ka dhënë.

“Nesti Angoni duket si një person i brendshëm në rrethin e Veliajt, pasi ka informacion të detajuar për masat e rrobave, blerjet e kryera dhe elementë të tjerë që vetëm një person i afërt mund t’i dijë,” deklaroi ajo.

Erion Veliaj është marrë në pyetje nga SPAK në lidhje me këtë çështje, përfshirë edhe blerjet e kryera nga vjehrra e tij. Hetimet vijojnë për të zbardhur nëse ka pasur shkelje ligjore lidhur me pasuritë e padeklaruara dhe përdorimin e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.