Kontrolli i pasurisë së politikanëve, gazetarja: Skandal! Kryetarin e ILDKPI e zgjedhin deputetët, çfarë investigimi do t’u bëjë ai
Gazetarja Arianita Brahaj ka folur në lidhje me kontrollin e pasurive të politikanëve shqiptarë.
Ajo u shpreh se kontrolli i pasurive të politikanëve nga ILDKPI është një skandal i madh, pasi kryetari i këtij institucioni zgjidhet nga deputetët, ndaj ai nuk mund të jetë kurrë i pavarur.
“Ka një skandal shumë të madh. Në vitin 2018 Shqipëria mori notë pozitive sa i takon mënyrës se si legjislacioni u rregullua dhe krijoi më shumë pavarësi se si zgjidhej kryetari i ILDKPI. u vendos të merrte vetëm një mandat pa të drejtë të rizgjidhej, u vendos të hynte në fuqi një sistem i deklarimit online që publiku të bëjë një kontroll në kohë reale. Progres raporti për integrimin në BE tha se kjo është një gjë pozitive dhe dha pikë vlerësimi për luftën kundër korrupsionit. Pas një viti një grup parlamentar u vendos përsëri që të mund të rizgjidhte kreun e ILDKPI, Pra, nëse ky njeri zgjidhjet nga deputetët, çfarë investigimi do t’iu bëj deputetëve”, tha Braha në “Opinion”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



