E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kontrollohej nga Tirana, si prodhoheshin kriptomonedhat në magazinën me qira në Shijak
Lajme

Kontrollohej nga Tirana, si prodhoheshin kriptomonedhat në magazinën me qira në Shijak

Zbardhen detaje nga aksioni i madh i zhvilluar sot në Durrës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit të kriptomonedhave.

Mësohet se gjatë aksionit janë sekuestruar 210 makineri për prodhim kriptomonedhash. Siç mëson gazetarja Haxhiaj, makineritë janë sekuestruar në një magazinë në fshatin Pjesëz të Shijakut, që ishte marrë me qira nga persona nga Tirana.

Gjatë aksionit, policia ka arrestuar një person, që prodhonte kriptomonedhat. Policia e Durrësit ka deklaruar se ka marrë informacion për prodhimin e kriptomonedhave në rrugë hetimore, ndërsa e ka cilësuar aksionin si një nga më të mëdhenjtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.