E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kontrollonte gjysmën e tregut të kokainës në Tiranë, arrestohet 25 vjeçari
Lajme

Kontrollonte gjysmën e tregut të kokainës në Tiranë, arrestohet 25 vjeçari

Policia e Tiranës finalizoi me sukses operacioni antidrogë i koduar ”Fresku”, ku për pasojë një person u vu në pranga, ndërsa u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 doza lëndë narkotike e dyshuar “Kokainë”.

Emra Dashi, 25 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni”, u arrestua pasi ky shtetas kryente aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të forta të llojit  “Kokainë” në doza të vogla personave të ndryshëm në zonat e Freskut, Xhamllikut dhe Porcelanit.

Në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë në rrugën e “Dibrës” pranë një lokali, gjatë kontrollit fizik dhe në banesë  i janë gjetur dhe sekuestruar  në cilësinë e provës materiale  rreth  70 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”,  parashikuar nga neni 283, i Kodit Penal

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.