E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Korçari i famshëm VRENOZI  këngë Bashës: Në fytyrë si Enveri, O Lulush more, Më i aftë se Lali Eri, O Lulush more!
Lajme

Korçari i famshëm VRENOZI këngë Bashës: Në fytyrë si Enveri, O Lulush more, Më i aftë se Lali Eri, O Lulush more!

Rikthimi i Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike e ka kthyer atë sërish në personazhin kryesor të memeve që po “pushtojnë” rrjetet sociale në tre ditët e fundit. Ironizimi i tij nëpërmjet këtyre vëzhgimeve ka bërë që rrjeti të mbushet me kreativitetin e shqiptarëve.

Jo vetëm memet, por edhe bejtet dhe këngët ironizuese nuk kanë munguar në rrjetet sociale. Një prej tyre është kënga e korçarit Ilir Vrenozi, i cili është bërë i famshëm me një reagim të tij ndaj politikës, duke e ironizuar Lulzim Bashën në mënyrë argëtuese.

Vrenozi me humor dhe vëzhgime të hollësishme e ironizon Bashën për fitoret, betejat dhe luftërat e tij të “përjetuara”. Ai gjithashtu nuk kursen të përmendë as veshjen e tij, duke e krahasuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Më poshtë, vargjet e këngës dhe interpretimi me video nga Ilir Vrenzoi:

Kundërshtarin e shkatërrove,
O Lulush more,
Veten tënde e nderove,
O Lulush more,

Fillon luftëra dhe beteja,
O Lulush more,
Do të shkruhet epopeja,
O Lulush more,

Si Zelensky rri i veshur,
O Lulush more,
Kështu si ti, askush i qëshur,
O Lulush more,

Tmerron krimin, korrupsionin,
O Lulush more,
Ti do të shpëtosh gjithë rajonin,
O Lulush more,

Me tramvaj e bëre Tiranën,
O Lulush more,
Të lundrueshme e bëre Lanën,
O Lulush more,

Fansat mbajnë sytë nga qielli,
O Lulush more,
Hanë fara luledielli,
O Lulush more,

Në fytyrë si Enveri,
O Lulush more,
Më i aftë se Lali Eri,
O Lulush more,

PD-ja me ty ka vdekur,
O Lulush more,
S’merr pushtet as për gjysmë shekulli,
O Lulush more,

Ti je zari i Xhorxh Soros,
O Lulush more,
Nuk të shkon maska e Soros,
O Lulush more,

Miliardat tek Rruga e Kombit,
O Lulush more,
Morën çere si të zombit,
O lulush more,

Nëpër media më mos dil,
O Lulush more,
Se si ti nuk ka debil,
O Lulush more.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.