E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Korçë, autori sulmon  me thikë pronaren e një dyqani dhe një 60-vjeçar që ndërhyri për të parandaluar krimin
Lajme

Korçë, autori sulmon me thikë pronaren e një dyqani dhe një 60-vjeçar që ndërhyri për të parandaluar krimin

Dy persona janë plagosur me thikë në Korçë, në zonën e Pazarit nga një 36-vjeçar që dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor.

Mësohet se autori në fillim ka goditur një zonjë (pronare e një dyqani në zonën e ish tregut) më pas ka ndërhyrë edhe një qytetar për t’i ndarë por autori ka goditur dhe atë në kokë.

Policia ka shoqëruar autorin në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Plagosi me mjet të mprehtë 2 shtetas, kapet dhe shoqërohet në Polici, autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 19.10.2023, rreth orës 10:00, në lagjen nr. 8, në zonën e Pazarit, Korçë, shtetasi J. M., 36 vjeç, banues në Korçë, ka dëmtuar me mjet të mprehtë, shtetasen A. M., 52 vjeçe dhe shtetasin V. Sh., 60 vjeç, në momentin kur ky i fundit ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para dyshohet se autori i ngjarjes, vuan nga probleme të shëndetit mendor. 36-vjeçari menjëherë u kap nga shërbimet e Policisë dhe aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.