Vidhet gjatë natës katedralja në qendër të qytetit të Korçës.

Persona të paidentifikuar kanë thyer derën e jashtme të kishës dhe janë futur brenda, duke vjedhur   arkat e Katedralës, bashkë me arkën e  tëvarfërve me vlerë rreth 200 mijë lekë të vjetra.

Mitropolia në një deklaratë për mediat shprehet tepër e  shqetësuar mbi ngjarjen.

Papa Ilia thotë se është e treta herë që vidhet katedralja.

“Vala e grabitjeve vazhdon të ndihet dhe sot” tha ai.