E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Korçë/  Ndezi cigaren në pikë karburanti, merr flakë makina
Lajme

Korçë/ Ndezi cigaren në pikë karburanti, merr flakë makina

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një pikë karburanti në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Babë e bir kanë pësuar djegie të rënda pas një incidenti.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit së bashku me të birin kanë hyrë në pikën e karburantit për të furnizuar mjetin e tyre me gaz por në këtë moment, shoferi ka ndezur një cigare.

Si pasojë, mjeti është përfshirë nga flakët. Kanë qenë persona të tjerë dhe punojës të karburantit që e kanë shtyrë mjetin në anën tjetër të rrugës duke e hedhur në kanal për të shmangur tragjedinë.

Babë e bir kanë pësuar djegie nga flakët dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës. Burime pranë spitalit bëjnë me dije se gjendja është e rëndë për shkak të djegieve të shumta.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.