KORÇÉ/ Nënë e bijë gjenden pa jetë brenda banesës
Një ngjarje e rëndë në ka ndodhur në Korçë, në lagjen 17.
Nënë e bijë gjenden pa jetë brenda banesës. Mësohet paraprakisht se dera e banesës ka qenë e mbyllur, ndërsa ka qenë zjarrfikësja që ka hapur derën duke gjetur të vdekura të dyja shtetaset në banesë.
Nga infot bëhet me dije se nëna ka qenë e sëmurë, dhe dyshohet se vajza ka ndërruar jetë para saj, e më pas ka ndërruar jetë edhe nëna.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, nuk ka dyshime për ngjarje kriminale pasi nuk janë konstatuar shenja dhune apo shenja të tjera. Pritet të bëhet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur plotësisht rrethanat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



