E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Korçë, ngricat i zënë vendin dëborës
Lajme

Korçë, ngricat i zënë vendin dëborës

Temperaturat e ulta që shkuan deri në -10 gradë mëngjesin e sotëm, kanë krijuar probleme në akset nacionale të qarkut juglindor.

Firmat nënkontraktore të rrugëve kanë marrë masat për hedhin e kripës në mënyrë që situata të mbahet nën kontroll.

Momentalisht të gjitha akset nacionale janë të kalueshme lehtësisht ndërsa përjashtim bën vetëm aksi nacional që të çon në pikën turistike të Dardhës. Aks i cili është pjesërisht i kalueshëm me zinxhirë.

Për sa i përket zonave të thella malore situata vijon të jetë e njëjtë, me fshatra të izoluar siç janë Lekasi, Trebinja, Mokrra e sipërme dhe e poshtme etj. Pikërisht në këto zona forcat e ushtrisë janë vënë në lëvizje për të hapur rrugët që të çojnë në këto njësi administrative dhe normalizimin e situatës.

Problem vijon të mbetet edhe furnizimi me energji elektrike në ato zona ku ka patur defekte të linjës shpërndarëse të energjisë. Si pasojë e temperaturave të ulta në disa fshatra të qarkut të Korçës mësimi është zhvilluar me orare të reduktuara ndërsa në zonat e bllokuara prej ditësh procesi mësimor është pezulluar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.