Korçë/ Policia bastis magazinën e kthyer në ‘shtëpi bari’, mes të arrestuarve edhe gra
Aksioni antidrogë i zhvilluar këtë të enjte në Korçë, ka vijuar deri në bastisjen e plotë të magazinës e cila ishte kthyer në shtëpi bari.
Njoftohet se mes personave të arrestuar ka pasur edhe disa gra.
Dyshohet se gratë, ishin punonjëse në magazinën ku sipas burimeve është sekuestruar një sasi e konsiderueshme droge.
Policia e Korçës vijon ende me operacionin, teksa ende nuk ka një komunikatë zyrtare në lidhje me ngjarjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



