E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Korçë/ Raqka rrit çmimin e ujit
Lajme

Korçë/ Raqka rrit çmimin e ujit

Në muajin qershor 2024, qeveria nisi propagandën mediatike për gjoja rritjen e madhe të pensioneve, por pa deklaruar përqindjen; ndërsa në muajin korrik, Sotiraq Filo i Bashkisë së Korçës, mendoi se pensionet do bëheshin sa paga e tij dhe urdhëroi të rriten çmimet e ujit e shërbimit të kanalizimeve.

Më 22 korrik 2022, krye bashkiaku Filo, i propozoi Këshillit Bashkiak, rritjen e çmimit të ujë-kanalizimeve, ndërsa pas 3 ditësh, këshilltarët e PS që kanë shumicën, miratuan propozimin e Raqkës, me Vendim Nr. 110, datë 25 korrik 2024.

Korçë/ Qeveria rriti pensionet, Raqka rrit çmimin e ujit

Brenda datës 25 korrik, akoma pa u miratuar nga Prefekti i Qarkut të Korçës që e ka afatin ligjor 10 ditë; Bashkia i çoi vendimin shoqërisë Ujësjellës- Kanalizime për nisje procedurash, ndërsa Drejtoria e Ujësjellësit, pas dy ditësh ia dërgoi për miratim Entit Rregullator të Ujit.

Enti Rregullator i Ujit, me Vendim Nr.27, datë 12 shtator 2024, pranoi dhe miratoi kërkesën e Bashkisë e Ujësjellësit të Korçës, për rritjen e tarifave të furnizmit me ujë dhe evadimit të ujërave të ndotur në qytet e zonat rurale.

Korçë/ Qeveria rriti pensionet, Raqka rrit çmimin e ujit

Sipas vendimit të publikuar në “Fletore Zyrtare”, Enti Rregullator i Ujit e ka miratuar kërkesën për rritjen e tarifave të ujit e kanalizimeve, megjithse Bashkia e Ujësjellësit i Korçës, nuk kanë paraqitur këto të dhëna:

– Pasqyrat financiare të vitit 2023, të certifikuara nga ekspert i autorizuar; planin e biznesit 2024-2028 të ujësjellësit; modelin dhe arsyet e aplikimit për nivelin e ri tarifor, organigramën dhe përshkrimet e punës së stafit sipas pozicioneve të tyre; akt-marrëveshjet e kredive midis shoqërisë dhe institucioneve kredi-dhënëse dhe vendimin e bashkisë të miratuar nga Prefekti.

Siç kuptohet, Bashkia e Korçës, po i rrit tarifat për ujin e pijshëm dhe evadimin e ujërave të ndotur edhe në fshatra ku nuk ka ujësjellës e kanalizime, për të shlyer borxhet që Ujësjellësi ka në banka e për të kompensuar vjedhjet që deklarohen si humbje, por dhe për të përballuar pagat e patronazhistëve, të punësuar mbi numrin e organikës së miratuar të punonjësve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.