Korçë/Shpallen në kërkim 5 persona për rrëmbim dhe dhunim të 18-vjeçarit
Një tjetër sherr është rregjistruar mesditën e kësaj të mërkure në Korçë, ku janë përfshirë disa persona.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një fshat afër Voskopojës, ku fillimisht u dyshua për të shtëna me armë por nuk ka rezultuar e tillë.
Pesë persona kanë dhunuar një të ri, ndërsa janë larguar nga vendngjarja dhe janë shpallur në kërkim nga policia.
Në spital ndodhet ende personi i dhunuar, ndërsa policia ka identifikuar dhunuesit dhe po punon për kapjen e tyre dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë/ Korçë
Goditën me automjet dhe me sende të forta një 18-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime fizike, Policia vijon intensivisht punën për kapjen e 5 shtetasve, autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur sot, në lagjen nr. 17.
Më datë 19.06.2024, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasit S. S., 33 vjeç, S. S., 25 vjeç, Dh. D., 38 vjeç, A. D., 27 vjeç dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, të cilët lëviznin me automjetin tip “Range Rover”, dyshohet se kanë përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. J., 18 vjeç dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me të.
Gjatë konfliktit, pesë shtetasit e lartpërmendur dyshohet se e kanë goditur me sende të forta 18-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime trupore.
Po nga deklarimet e 18-vjeçarit dyshohet se një prej autorëve ka patur një send, në dukje si armë zjarri.
Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar të ngjarjes.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



