Korçë video nga aksidenti i frikshëm
VIDEO
Dalin pamjet nga aksidenti në aksin rrugor Devoll-Korçë, afër fshatit Çiflig, ku një 21-vjeçar nga fshati Biranj ka pësuar lëndime të rënda. Mjeti tip ‘Ford’, me të cilin udhëtonte vetëm, u përplas me barrierat mbrojtëse, shkatërruar plotësisht. Autoritetet e Policisë Rrugore thonë se shkaku mund të jetë shpejtësia e tepërt, përdorimi i telefonit ose përgjumja. Ky segment rrugor ka pasur disa aksidente të ngjashme, edhe pse sinjalistika vertikale dhe horizontale nuk mungon. 21-vjeçari ndodhet në Spitalin e Korçës dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



