E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Korçë,prangoset 50-vjeçari që shiste mallra të skaduara
Lajme

Korçë,prangoset 50-vjeçari që shiste mallra të skaduara

Bënte kërdinë me mallra të skaduara, prangoset 50-vjeçari në Korçë Një 50-vjeçar nga Korça ka rënë në pranga ditën e sotme, pasi u kap në kushtet e flagrancës, duke tregtuar në marketin e tij produkte të skaduara, lëndë piroteknike dhe mallra të kontrabanduara. I arrestuari është Entel Spahillari.

Ai e vazhdonte këtë proces prej kohësh, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve që blinin ushqime në marketin e tij.

“Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, në qarkun e Korçës, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjit dhe standardeve të tregtimit të produkteve të konsumit, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik- Financiar të DVP Korçë, në bashkëpunim me Task Forcën dhe Drejtorinë e Hetimit të AKU Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin të koduar “Marketi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. S., 50 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në marketin në pronësi të këtij shtetasi, në lagjen nr. 5, u gjet një sasi e konsiderushme mallrash dhe produktesh industriale dhe ushqimore, nga të cilat një pjese i kishte kaluar afati i skadencës dhe kishte ndërhyrje të dukshme në stampat e këtyre datave, pije alkoolike dhe energjike të dyshuara të kontrabanduara dhe lëndë piroteknike (fishekzjarre) që tregtoheshin pa licencën e posaçme”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.