E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Korçë,sekuestrohen rreth 500 kg drogë, 19 të arrestuar
Publik News

Korçë,sekuestrohen rreth 500 kg drogë, 19 të arrestuar

Prokuroria e Korçës zbulon detaje nga hetimet: 6 muaj përgjime!

Prokuroria e Korçës ka bërë bilancin e operacionit “Restart” të shtrirë në një periudhë kohore gati 6 muaj në 7 aksione të ndryshme.

Në pranga janë vënë 19 persona të akuzuar për trafik të lëndëve narkotike ndërkohë që janë sekuestruar 485, 5 kg drogë. Policia gjithashtu ka sekuestruar armë, automjete dhe peshore elektronike që përdoreshin nga trafikantët.

Prokuroria bën me dije pse për gjatë hetimeve, anëtarët e grupit që merreshim me shpërndarjen e lëndëve narkotike janë hetuar duke u mbajtur nën përgjim ose përmes vëzhgimeve ambientale.

Deklarata e plotë e prokurorisë

Shtatë operacionet që çuan në arrestimin e 19 shtetasve dhe sekuestrimin e 485, 5 kg lëndë narkotike

Hetimet gjashtë mujore dokumentuan veprimtarinë kriminale në fushën e shitjes së lëndëve narkotike

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, mbi referimet e bëra nga Drejtoria Vendore e Policisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i K.Penal, ka rregjistruar disa procedime penale në përfundim të punës së saj 6-mujore.

Për hetimin e këtyre procedimeve penale janë aplikuar metodat speciale të hetimit, përgjimet telefonike apo vëzhgimet ambientale.

Si rrjedhojë, është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale në fushën e shitjes së lëndëve narkotike për 31 persona të dyshuar, shumica prej të cilëve në më shumë se një rast.

Prej datës 07.11.2021, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore e Policisë Korçë, janë kryer 7 (shtatë) operacione të quajtura “Restart”, në kuadër të Trafikimit të Lëndëve Narkotike si më poshtë:

Nga periudha Nëntor 2021 deri në Prill 2022

Numri total i të arrestuarve – 19

Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar – 485, 5 kg

Prova materiale të sekuestruara – 1 armë sportive; 4 automjete; 1 presë e cila shërbente për paketimin e lëndës narkotike, 1 peshore elektronike si dhe 1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 9 fishekë pa leje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.