E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koronavirusi/ -Ambasadori i Shqipërisë në Kinë: Situata e nderë
Publik News

Koronavirusi/ -Ambasadori i Shqipërisë në Kinë: Situata e nderë

Pas shpërthimit të epidemisë së koronovirusit në Wuhan, Ministria e Jashtme e Kinës ka mbetur ambasadorët e akredituar në Pekin, për t’i informuar mbi situatën.

84467125_10221345192241784_1833002023713243136_o

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja shkruan se Ministria e Jashtme kineze nuk dha ndonjë përcaktim mbi perspektivën e afërt dhe ecurinë e kurbës së të prekurve.

Ai konfirmon se asnjë 400 shqiptarët që ndodhet në Kinë nuk është i prekur nga virusi. 60 prej tyre janë studentë.

Ai shton se po bëhen përpjekje për të larguar një studente shqiptare nga zona më e prekur, ndërsa 3 të tjerë janë larguar tashmë duke u rikthyer në atdhe.

Ambasadori bën një apel për familjet duke kërkuar që të presin biletë për të afërmit e tyre pasi ambasada nuk është në gjendje të paguaj.

Postimi i plotë:

Sot: për të parën herë qysh nga shpërthimi i epidemisë në Wuhan, MPJ e RP Kinës informoi zyrtarisht krerët e trupit diplomatik. Situata vazhdon e nderë, u theksua mobilizimi i jashtëzakonshëm, transparenca dhe bashkëpunimi me OBSH, por pa ndonjë përcaktim mbi perspektivën e afërt dhe ecurinë e kurbës së të prekurve. Na u kërkua ruajtje e qetësisë, evitim i çdo paniku që do të ishte siç u shpreh raportuesi .. “më dëmprurës se sa ..vetë virusi”, si dhe besim! U referuan përballje të ngjashme (SARS ne 2003 dhe pastaj epidemi e pandemi te tjera si H5N1, Ebola, etj) nga të cilat Kina ka fituar përvojë dhe do bëjë çmos ta fitojë edhe këtë betejë. Na u njoftuan linjat e komunikimit emergjent në MPJ (për komunikim prej nesh) dhe në vatrën e virusit Hubei (027 -86122256 dhe 027 -87811173). Ndërkohë ende virusi nuk deshmohet plotësisht i kontrollueshëm dhe i trajtueshëm përderisa shifrat vazhdojnë ngjitjen. Deri më sot raportohen:

  • 2,823 raste të konfirmuara infeksioni
  • 5,794 raste të dyshuara
  • 59 të shëruar
  • 81 humbje jetësh.

Provinca e Hubeit me kryeqytet Wuhan ka numrin dërmues të rasteve. Ndërsa Pekini ka 72 raste të konfirmuara, 2 të rikuperuar dhe një rast vdekje.

Thuajse të gjitha provincat kanë raportuar raste dhe në shumicën prej tyre është shpallur gjendja e emergjencës së shkallës së parë. Ndërkohë, përveç Kinës dhe disa vendeve të Azisë, virusi tashmë është shfaqur edhe në kontinente të tjera, përfshirë edhe Evropën.

Asnjë i infektuar mes rreth 400 shqiptarëve që ndodhen këtu prej të cilëve 60 studentë. Por zhvillimet na sugjerojmë te përsërisim thirrjen pët kujdes, shmangje udhëtimesh dhe respektim të udhëzimeve e rregullave. Kemi vetëm një studente në Wuhan të cilët po bëjmë çdo përpjekje ta nxjerrim sado që kjo kërkon disa procedura lejesh dhe aplikimesh dhe rregulla karantine 14 ditore -edhe pse nga testi fillestar doli ok! 3 të tjerët, ne dijeninë tone janë larguar nga Wuhani dhe kanë mbërritur ose po mbërrijnë në atdhe! I kemi ftuar gjithë shqiptarët që studiojnë, punojnë ose thjesht ndodhen në Kinë, të identifikohen në e-mailin e ambasadës dhe raportojmë gjendjen dhe adresën. Ndjekim situatën dhe i raportojmë MEPJ.

I bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen të mos hezitojnë po të sakrifikojnë edhe kësaj here për një biletë udhëtimi të njeriu të tyre. Ambasada nuk e ka mundesine te paguajë, ndërsa as MPJ kineze nuk ofroi gjë për financim lëvizjesh.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.