Koronavirusi i merr jetën aktorit fierak
Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër aktori. Bëhet fjalë për aktorin e njohur të teatrit dhe estradës së Fierit, Fatmir Xhelili.
Mësohet se aktori ka ndërruar jetë sot në moshën 69-vjeçare, ndërsa prej disa ditësh ka qenë në intubim. Xhelili ishte shtruar në spitalin Infektiv prej disa ditësh, por gjendja e tij ishte renduar.
Ndërkohë pak ditë me parë betejën me Covid e humbi aktori i njohur i humorit Koço Devole.
ROLET
Fatmir Xhelili ka interpretuar gjatë karrierës së tij rreth 180 role në dramë dhe komedi, ku është vlerësuar edhe me 4 çmime të para si aktori më i mirë.
Disa nga komeditë që ai ka interpretuar rolet kryesore janë “Dy dyzina me trëndafila”, “Fejesa” e Chehovit, “Një budalla e gjysmë”, “I burgosuri i katit 15” etj. Gjithashtu edhe në dramat “Pazari”, “Vite të paharruara”, “Fqinjët”, disa prej të cilave me regji të Serafin Fankos, Dhimitër Orgockës, Gëzim Kamës, etj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



