E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koronavirusi i merr jetën mjekut të njohur
Publik News

Koronavirusi i merr jetën mjekut të njohur

Koronavirusi i ka marrë jetën mjekut të njohur Muharrem Nonaj në moshën 77 vjeçare.

Lajmin e kanë bërë me dije djemtë e tij, miq, kolegë e të afërm në rrjetet sociale.

Doktor Muharremi është babai i mjekut Bledar Nonaj, i cili është gjithashu kandidat i LSI për qarkun e Beratit në zgjedhjet e 25 prillit.

“Të nderuar miq dhe të afërm. Me hidhërim të thellë ju njoftoj se babai im, dr. Muharrem Nonaj ndërroi jetë, duke mos e fituar dot betejën me Covid-19”, shkruan mjeku në postimin e tij në rrjetet sociale, ku jep lajmin e hidhur.

“Doktor Muharremi, do të mbahet mend nga të gjithë ne, për devotshmërinë dhe përkushtimin me të cilin i shërbeu banorëve të Skraparit”, shkruajnë miqtë në rrjetet sociale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.