E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koronavirusi ka pësuar mutacione të paktën një herë
Publik News

Koronavirusi ka pësuar mutacione të paktën një herë

Studiuesit në Kinë kanë zbuluar se dy variacione të ndryshme të koronavirusit të ri mund të shkaktojnë infeksione në të gjithë botën.

Në një studim paraprak të botuar të martën, shkencëtarët zbuluan se 70% e analizave tregonin për një tip më të egër të koronavirusit, ndërsa 30% për një tip më pak agresiv të tij.

Lloji më agresiv i virusit u zbulua se ishte i përhapur në fazat e hershme të shpërthimit në Wuhan, qyteti kinez ku COVID-19 u zbulua për herë të parë në fund të vitit të kaluar.

Por shpejtësia e këtij lloji të virusit ka rënë që nga fillimi i janarit.

Studiuesit thanë se rezultatet e tyre tregojnë se zhvillimi i variacioneve të reja në rastet e COVID-19 ishte “e shkaktuar nga mutacionet dhe seleksionimi natyror”.

“Këto gjetje mbështesin fuqimisht një nevojë urgjente për studime të mëtejshme të menjëhershme, gjithëpërfshirëse, të cilat ndërthurin të dhëna gjenomike, të dhëna epidemiologjike dhe shënime në tabelë të simptomave klinike të pacientëve me sëmundje koronavirus 2019 (COVID-19)”, thanë ata.

Studiuesit paralajmëruan se të dhënat e ekzaminuara në studim ishin ende “shumë të kufizuara”, duke theksuar se studimet vijuese të një grupi më të madh të të dhënave do të ishin të nevojshme për të fituar një “kuptim më të mirë” të evolucionit dhe epidemiologjisë së COVID-19.

Gjetjet u botuan në ‘National Science Review’, revista e Akademisë së Shkencave Kineze.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.