E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koronavirusi, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendos pezullimin e veprimtarive në të gjitha Gjykatat
Lajme

Koronavirusi, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendos pezullimin e veprimtarive në të gjitha Gjykatat

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur pezullimin e të gjitha veprimtarive në Gjykata, për shkak të përhapjes së koronavirusit.

KLGJ

Në njoftimin bërë publik për mediat bëhet e ditur se ky vendim i institucionit vjen pas mbylljes edhe të institucioneve arsimore me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019.

Vendimet e KLGJ:

  1. Pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e vendit, të juridiksionit të përgjithshëm dhe të posaçëm, për shkak të situatës së krijuar nga infeksioni i përhapur Covid-2019.
  2. Përjashtohen nga efektet e këtij pezullimi veprimtaria dhe shërbimet gjyqësore, që lidhen me çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari.
  3. Përjashtohen nga efektet të këtij pezullimi, seancat e vlerësimit të masave të sigurisë, seancat në të cilat janë kërkuar ose zbatuar masat e sigurisë me burg, dhe kur të arrestuarit, të pandehurit, ose mbrojtësit e tyre e kërkojnë shprehimisht që të vijohet me shqyrtimin e tyre.
  4. Në çdo rast nga ana e gjykatës duhet të shmanget prania e publikut në zhvillimin e seancave gjyqësore.
  5. Kohëzgjatja e pezullimit, parashikuar në pikën 1 të këtij vendimi, të jetë për një periudhë 2 (dy) javore nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
  6. Kryetarët e gjykatave ngarkohen të marrin të gjithë masat për zbatimin e këtij vendimi.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.