E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koronavirusi/ Kukës, infektohet infermieri i spitalit
Publik News

Koronavirusi/ Kukës, infektohet infermieri i spitalit

Prej ditës së sotme harta me persona të prekur me Covid-19 shtohet edhe me qytetin e Kukësit, ku është zbuluar rasti i parë pozitiv.

Burime bëjnë me dije për Fax News se personi i infektuar është infermier në spitalin rajonal të qytetit, dhe dyshohet se e ka marrë koronavirusin, teksa ka transportuar pacientët e Hasit dhe të Tropojës në drejtim të Tiranës.

Duket se veshja e tij  nuk ka qenë e përshtatshme, çka ka çuar më pas dhe në infektim.

Sipas burimeve ai ka qendruar i karantinuar në banesën e tij, por megjithatë kolegët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë që t’iu bëhen testimet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.