Koronavirusi/ Mbyllet shkolla “Udha e Shkronjave”
Vasili i bën thirrje institucioneve të reagojnë lidhur me këtë rast.
“Perse mbyllet nje shkolle private kur nuk ka asnje rast me koronavirus dhe asnje te dyshuar ??
Kjo eshte nje perhapje paniku e trashe.
Ç’ben Task Forca e shendetesise si mundet te lejoje kete ?
Po Ministria e Arsimit pse rri si hu gardhi??
Per Kryeministrin nuk po pyes fare se nuk ja vlen te harxhoj kohen!!” shkruan Vasili.
Drejtori i shkollës “Udha e Shkronjave” ka njoftuar se mbyllja e saj po bëhet për një afat kohor 2-javor.
“Drejtoria e shkollës “Udha e shkronjave”, pas zhvillimeve të fundit të shpërthimit të epidemisë së koronavirusit në Itali dhe pas një konsultimi të ideve të ndryshme të prindërve (secili mori një formular me pyetje), por edhe të specialistëve, vendosi të mbyllë shkollën për një afat dyjavor. (Ky afat mund të shkurtohet ose të zgjatet, sipas situatës.)
Kjo periudhë do t’u shërbejë prindërve për të marrë në konsideratë sa më parë masat pjesore ose tërësore të vetëizolimit dhe për të bërë vetëkarantinën për fëmijët e tyre dhe për të qenë përgatitur psikologjikisht në rast të shpërthimit të epidemisë së koronavirusit.
Ky vendim nuk duhet parë si reflektim i ndonjë informacioni konfidencial, por si pjesë e dyshimit tonë. Do të thotë që ne nuk kemi informacione më shumë se sa jepen në publik dhe sa dini ju, por marrim masa të natyrshme që prindërit të kenë kohë të marrin masa edhe më të forta në rast se është e nevojshme”,shkruhet në njoftimin e shkollës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



