E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koronavirusi/ Meta: E rëndësishme të kemi transparencë në menaxhimin e situatës
Publik News

Koronavirusi/ Meta: E rëndësishme të kemi transparencë në menaxhimin e situatës

Presidenti Ilir Meta, ndërsa foli për situatën e krijuar nga lufta me koronavirusin në vend, tha se është e rëndësishme të ketë sa më shumë transparencë në menaxhimin e situatës.

I ftuar në emisionin “Tempora”, kreu i shtetit u shpreh se buxheti e aktiviteti ekonomik, duhen rikonceptuar për përballimin sa më të mirë të kësaj situate.

“Shqipëria tashmë është në një gjendje normale kushtetuese sa i takon anormalitetit të situatës në të cilën jemi, që është e parashikuar në Kushtetutën e Republikës. Mendoj se të gjithë duhet të jemi realistë për të kuptuar, dhe besoj se qytetarët e kanë respektuar kufizimin e lëvizjes, sepse e kupton që ko është mënyra më e mirë.

Besoj se Parlamenti në kohë e duhur do t’i përmbushi detyrimet e tij, e rëndësishme të kemi sa më transparent në menaxhimin e situatës, askush nuk pret mrekullira në këtë situatë. Ajo që duhet edhe më shumë është për të qenë më konkret, më transparent, për t’i detajuar më shumë detyrimet e qeverisë dhe shtetit karshi qytetarëve sepse janë qytetarët që mbajnë institucionet, presidentin, e shtetin dhe është e rëndësishme të jemi të drejtë, ta ndajmë koston e kësaj krize në mënyrën më të ndershme shoqërinë tonë e t’u jemi më pranë atyre që humbasin vendin e punës. Këtu është roli i qeverisë për të lehtësuar përballimin e situatës. Është situatë lufte, por edhe buxheti e aktiviteti ekonomik duhet rikonceptuar për përballimin sa më të mirë të kësaj situate”, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.