Koronavirusi, ministrat e BE-së takohen për riatdhesimin e mijëra qytetarëve
Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të mbajnë një videokonferencë për të diskutuar për riatdhesimin e mijëra qytetarëve që kanë ngelur jashtë vendeve të tyre për shkak të pandemisë COVID-19.
Debati pritet gjithashtu të marrë në konsideratë edhe implikimet gjeopolitike të përhapjes së pandemisë.
Josep Borrell, kreu i diplomacisë BE-së , vuri në dukje se tani është koha e përshtatshme në përpjekjet për të luftuar këtë pandemi.
Mijëra qytetarë europianë kanë ngelur të izoluar në vende të tjera për shkk të pandemisë, pasi portet dhe aeroportet janë mbyllur dhe nuk kanë asnjë mundësi të kthehen në vendet e tyre.
Debati i sotëm do të jetë edhe për misionin e planifikur të BE për të zbatuar embargon e armëve të Kombeve të Bashkuara në Libi në vitin 2011, që është shkelur në mënyrë të dukshme në vitet e fundit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



