Koronavirusi pëson mutacion te kjo krijesë, Danimarka vendos t’i shfarosë të gjitha
Prodhuesi më i madh në botë i vizonëve, Danimarka ka në plan të shkatërrojë më shumë se 15 milionë specie të saj për shkak të frikës se Covid-19 pëson mutacion gjenetik nëse vizoni infektohet dhe transmetohet prej saj.
Lajmi është konfirmuar nga kryeministri, Mette Frederiksen, i cili tha se 12 persona kanë rezultuar pozitiv për shkak se virusi pësoi mutacion tek vizonët.
Në këtë mënyrë, Frederiksen tha se do të angazhojë ushtrinë, policinë dhe shërbimin kombëtar të emergjencave për të zhdukur këtë krijesë.
Danimarka është prodhuesi më i madh në botë i gëzofit të vizonit dhe ka 15 deri në 17 milionë kafshë në rreth 1,100 ferma.
Sipas raporteve, shifrat e fundit nga Administrata daneze e Veterinarisë dhe Ushqimit, thonë se infeksionet Covid-19 janë gjetur në më shumë se 200 ferma të vizonave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



