E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koronavirusi/ Pezullohet pelegrinazhi në Kishën e Laçit
Publik News

Koronavirusi/ Pezullohet pelegrinazhi në Kishën e Laçit

Kryebashkiakja e Laçit Majlinda Cara ka njoftuar se do të pezullohet pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout në Laç për shkak të koronavirusit.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ajo bën të ditur se pelegrinazhi i 13 të martave niste prej datës 17 mars, por tashmë ky pelegrinazh do të shtyhet si pasojë e masave të marra për parandalimin e COVID-19.

Statusi i plotë:

Referuar masave të ndërmarra nga autoritetet për kufizimet maksimale të lëvizjeve dhe grumbullimeve të njerëzve si dhe,

Dekretit të nxjerrë nga Përfaqësia e Kishës Katolike në Shqipëri,

Njoftojmë si më poshtë:

Nga data 17 Mars 2020, në kushte normale, do të fillonte pelegrinazhi i përvitshëm i 13 të Martave drejt Kishës së Shna Ndout. Por, duke parë situatën e krijuar gjatë ditëve të fundit nga përhapja e virusit COVID-19 si dhe masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të tij, ky ritual do të PEZULLOHET deri në tejkalimin e kësaj situate për të cilën duhet bashkëpunimi dhe kontributi i gjithësecilit prej nesh.

Le të lutemi të gjithë në familjet dhe shtëpitë tona për shëndet e mbarësi, me shpresën dhe besimin se të gjithë bashkë do ta kalojmë këtë vështirësi me sa më pak dhimbje

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.