Koronavirusi/Qeveria përcakton kompetenca të reja për ministrin Arben Ahmetaj
Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj do të marrë kompetenca të reja pas mas masave të ashpra të marra kundër koronavirusit.
Në Fletoren Zyrtare është miratuar vendimi për kompetencat e reja, ku Ministri i Shtetit për Rindërtimin është përgjegjës për koordinimin dhe drejtimin e punës, ndërmjet ministrive dhe institucioneve, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19.
Ministri do të merret me evidentimin e burimeve të brendshme, financiare dhe njerëzore, që disponojnë institucionet, publike e shtetërore, dhe propozimin për miratim në Këshillin e Ministrave so dje do të koordinojë drejtimin e strukturave e të njësive, shtetërore dhe publike, të ngarkuara drejtpërdrejt për kryerjen e detyrave.
Një tjetër detyrë do të jetë prezantimi i gjendjes dhe situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19 si dhe detajimin e nevojave për përballimin e situatës ekonomike.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



