E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Koronavirusi/ Shkon në 21 numri i të vdekurve në Turqi
Publik News

Koronavirusi/ Shkon në 21 numri i të vdekurve në Turqi

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Turqi është rritur me 12 vetë të shtunën, në 21 viktima në total, sipas ministrisë së Shëndetësisë së vendit.

Rastet e konfirmuara janë 947 të infektuar. Turqia ka marrë një sërë masash për të frenuar përhapjen e  koronavirusit, mes tyre edhe bllokimin e fluturimeve nga vendet me numër të lartë të infektuarish.

Të shtunën Turqia pezulloi fluturimet me 46 vende të tjera, si dhe ndaloi piknikët, pas dyfishimit të rasteve në vend. Fluturimet janë pezulluar me: Mauritanian, Algjerinë, Sudanin, Angolën, Filipinet, Moldavinë, Malin e Zi, Bangladeshin, Ukrainën, Tunizinë, Poloninë, Portugalinë, Omanin, Uzbekistanin, Maqedoninë Veriore, Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC), Mongolinë, Kamerunin, Tajvanin, Kanadanë, Slloveninë , Adadin, Kolumbinë, Sri Lankën, Çekinë, Marokun, Xhibutin, Republikën Dominikane, Nepalin, Perunë, Ekuadorin, Panamanë, Guinean Ekuatoriale, Finlandën, Nigerinë, Guatemalën, Hungarinë, Indinë, Bregun e Fildishtë, Jordaninë, Kazakistanin, Kenian, Kosovën, Kuvajtin, Letoninë dhe Libanin.

Ankaraja kishte ndaluar fluturimet me 22 vende, ka mbyllur shkollat, kafenetë dhe baret, ka ndaluar lutjet masive dhe ka shtyrë ngjarjet sportive. Të shtunën, qeveria shtoi masat e ndalimit të cilat përfshinë piknikët, berberët dhe sallonet e bukurisë. Po të shtunën, basketbollistët e “Fenerbahçe” dhe anëtarët e stafit që tregun simptoma të koronavirusit,  u dërguan në spital për teste.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.