E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kos me milingona! Tradita e vjetër ballkanike që po i habit të gjithë
Our Story

Kos me milingona! Tradita e vjetër ballkanike që po i habit të gjithë

Një traditë e lashtë e fermentimit, që vjen nga Turqia dhe Ballkani, ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve nordikë. Studiues nga Universiteti i Kopenhagenit dhe Universiteti Teknik i Danimarkës kanë analizuar një metodë të pazakontë për përgatitjen e kosit, ku përdoren milingona pylli dhe qumësht i ngrohtë.

Sipas një studimi të botuar në revistën shkencore iScience, studiuesit udhëtuan në Bullgari, ku antropologia me origjinë turke, Sevgi Mutlu Sirakova, i prezantoi me traditën e familjes së saj. Metoda përfshin vendosjen e disa milingonave të gjalla në një gotë me qumësht të ngrohtë, e cila më pas futet brenda një strofulle milingonash dhe lihet gjatë natës. Të nesërmen, qumështi trashet dhe fermentohet, duke marrë një shije të ngjashme me kosin e freskët.

Si funksionon fermentimi me milingona?

Leonie Jahn, udhëheqëse e studimit nga Universiteti Teknik i Danimarkës, shpjegon se milingonat mbajnë në trup baktere acid-laktike dhe acid-acetike, të cilat ndihmojnë në mpiksjen dhe fermentimin e qumështit. Për më tepër, sistemi natyror mbrojtës i milingonave krijon një mjedis acid që favorizon zhvillimin e mikroorganizmave të dobishëm.

“Milingonat nuk konsumohen vetë, por përdoren si “kulturë nisëse” për të krijuar kosin,” – thotë Jahn. Rezultati është një produkt natyral me aromë paksa të athët dhe një diversitet bakterial më të lartë se sa kosi i prodhuar industrialisht, që ndikon në shijen dhe strukturën e kosit.

Eksperimenti në Kopenhagen

Veronica Sinotte nga Universiteti i Kopenhagenit tregoi se në eksperiment përdorën katër milingona të gjalla në një gotë me qumësht, sipas udhëzimeve të Sevgi-t. Të nesërmen, qumështi kishte trashe dhe kishte aromë të ngjashme me kosin e freskët.

Megjithatë, u vërtetua se vetëm milingonat e gjalla janë efektive, ndërsa milingonat e ngrira apo të thata nuk dhanë të njëjtin efekt për shkak të vdekjes së baktereve aktive.

Kujdes! Mos e provoni në shtëpi

Edhe pse kjo metodë është interesante dhe pjesë e trashëgimisë biokulturore të rajonit, studiuesit paralajmërojnë që mos të provohet në kushte shtëpie. Milingonat e gjalla mund të bartin parazitë që paraqesin rrezik për shëndetin.

Pas studimit, shkencëtarët bashkëpunuan me kuzhinierët e restorantit me yll Michelin, Alchemist në Kopenhagen, të cilët përfshinë “kosin me milingona” në disa pjata inovative, si djathë mascarpone, koktej special dhe sanduiç akulloreje me këtë kos unik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.