E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kos takon zyrtarët e PD-së, por jo Berishën
Lajme

Kos takon zyrtarët e PD-së, por jo Berishën

 

Komisionerja e Bashkimit Europian, Marta Kos, është takuar me zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike, përfshirë Jorida Tabakun, Agron Gjekmarkajn dhe Gazment Bardhin. Sipas njoftimit zyrtar të PD-së, takimi u fokusua në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe zgjedhjet parlamentare të qershorit.

Demokratët e informuan Komisioneren Kos mbi shqetësimet e opozitës për procesin zgjedhor, duke përmendur përdorimin e administratës dhe burimeve shtetërore në fushatë, presionin ndaj votuesve, pengesat për votimin e diasporës dhe përfshirjen e krimit të organizuar në zgjedhje. PD ka theksuar se integrimi në BE nuk duhet të vijë si një “dhuratë”, por përmes reformave dhe zbatimit të ligjit.

Megjithatë, vëmendje tërheq fakti se Kos nuk ka zhvilluar një takim me Sali Berishën apo figura të tjera të afërta me të, si Flamur Noka apo Edi Paloka. Kjo mungesë kontakti, sidomos vetëm dy muaj para zgjedhjeve, konsiderohet një sinjal politik i fortë.

Në muajt e fundit, lideri historik i PD-së nuk është pritur në takime nga asnjë përfaqësues i lartë i BE-së, SHBA-së apo Britanisë së Madhe. Ndërsa më parë Berisha e justifikonte këtë me faktin se nuk kishte vulën e partisë, tashmë që ai është kryetar i njohur zyrtarisht, vazhdimi i këtij izolimi diplomatik ngre pikëpyetje mbi rolin e tij në politikën shqiptare dhe perspektivat e opozitës në zgjedhjet e ardhshme.

A është ky një mesazh i qartë se ndërkombëtarët e shohin opozitën vetëm përmes figurave të reja dhe reformiste brenda PD-së? Dhe çfarë pasoja mund të ketë kjo për strategjinë e fushatës së opozitës në prag të zgjedhjeve?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.