E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kosova – adoleshentja që nuk po rritet, ndërsa krushqit pijnë e këndojnë!
Publik News

Kosova – adoleshentja që nuk po rritet, ndërsa krushqit pijnë e këndojnë!

NGA ARTAN FUGA

Nuk munguan urimet për 14 vjetorin e shpalljes së Kosovës, me patetizëm. Unë mendoj se pavarësimi i Kosovës është më i hershëm, në 2008 u shpall formalisht shteti i pavarur i Kosovës. Por këto dy ngjarje janë krejt të ndryshme.

Për mua data e pavarësimit është kur toka kosovare u çlirua nga këmba e ushtarit serb!

Mos ja hani një dhjet vjeç të mirë çupës!

Por nuk e kam aty! Puna është se shteti i Kosovës nuk ka arritur njohjen nga i gjithë komuniteti as në Evropë, as nga të gjitha fuqitë e mëdha, as nga vendet e Bashkimit Evropian në tërësinë e tyre, dhe as në OKB dhe kjo ka pasoja. Njohja ka ngec në ranë!

Do përplasi grushtin në tavolinë në Këshillin e Sigurimit Shqipëria, meqë është anëtare shumë e rëndësishme atje, apo do mjaftohet vetëm me zgjidhjen e konfliktit ruso-rus në Ukrainë?

Sot Kosova e bukur, i ngjan një vajze katërmbëdhjetëvjeçarë që nuk po rritet! Ka ngec në adoleshencë!

Në vend të urojmë, të pimë raki, t’i kapim faqet si një fëmije : E buçkooooo!, të luajmë presdencash, ngritje flamurësh, me një fjalë të ngopemi me qoka, klasa politike në Shqipëri dhe në Kosovë duhet t’i japë përgjigje të rënda tre pyetjeve tragjike:

  1. Pse nuk avancoi njohja e Kosovës dhe çfarë rreziqesh ka kjo për dekadat që vijnë?
  2. Pse jemi bërë Shqipëri – Kosovë si Korea e Jugut dhe Korea e Veriut? Përse jemi ftohur deri në palcë?
  3. Përse klasa politike kosovare përfundoi në burg në Hagë dhe të tjerë presin me ankth, ndërkohë që Serbia nuk ka asnjë fije floku të prekur?

Përndryshe hajde kërcejmë e hedhim valle, o m’i gëzofsh të katërmbëdhjeta pranverat!

Ore çfarë po ndodh që kemi humb toruan si komb dhe nuk arsyetojmë? Mos kemi qenë gjithmonë kështu budallenj ne, apo jemi bërë tani? Kam shumë dyshime! Por, do t’i them më vonë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.