Kosova arrin fitoren historike ndaj Gjeorgjisë
Kosova ka fituar ndeshjen e parë në historinë e saj në eliminatoret e një Botërori.
“Dardanët” kanë mposhtur Gjeorgjinë në Batuni me rezultatin minimal 1-0.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në minutën e 18-të dhe ishte një autogol i Davit Khocholava, pas një devijimi të gjuajtjes me kokë nga Muriqi.
Kjo fitore ngrit Kosovën në vendin e tretë në Grupin B të kualifikimeve për “Katar 2022”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



