E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kosova shpall të merkurën  ditë zie në nderim të Ismail Kadaresë
Lajme

Kosova shpall të merkurën ditë zie në nderim të Ismail Kadaresë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën ditë zie kombëtare për vdekjen e shkrimtarit, Ismail Kadare.

Presidenca njoftoi se e mërkura u shpall ditë zie kur edhe do të varroset shkrimtari, kurse Protokolli i Shtetit do të ngarkohet për të ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“Presidentja Osmani, në qershor të vitit të kaluar, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me Urdhrin ‘Hasan Prishtina’, ndër Urdhrat më të lartë të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kombit. Ndërsa, në gusht, Presidentja shpalli dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i është dhënë nënshtetësia e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ditë zie është shpallur edhe në Shqipëri.

Kadare vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare. Osmani është shprehur se populli shqiptar e ka humbur kolosin dhe dijetarin më të njohur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.