E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kosovë, konfrimohet edhe 26 raste me koronavirus
Publik News

Kosovë, konfrimohet edhe 26 raste me koronavirus

Ka shkuar në 61 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

26 raste të tjera janë konfirmuar ditën e djeshme, ku 11 prej tyre janë të së njëjtës familje.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, që njofton se familja e prekur është nga Gjilani, ndërsa 14 raste janë nga komuna e Malishevës, ndërsa 1 tjetër nga Gjakova.

“Sonte me 23.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar njëqind (100) mostra të marra në hulumtim të personave që kanë qenë në kontakt të afërt me rastet e konfirmuara dhe të gjithë kanë qenë në vetë izolim, përveç një rasti nga fshati Panorc, Malishevë, i shtrirë në Klinikën Infektive. Testimi në numër kaq i madh është bërë me qëllim të gjurmimit të të gjitha kontakteve të rasteve të konfirmuara të cilat janë gjetur në mënyrë proaktive nga ekipet e IKShPK. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, njëzet e gjashtë (26) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Nga 26 rastet e konfirmuara të gjitha janë kontakte të gjurmuara të rasteve pozitive (familjarë dhe kontakte të ngushta), të detektuara përmes hulumtimit aktiv epidemiologjik. Prej tyre 14 raste janë nga komuna e Malishevës, 11 raste nga Gjilani dhe 1 rast nga Gjakova”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Deri më tani, nga data 08.02.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 690 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, 61 raste kanë rezultuar pozitive, ndërsa ka patur edhe një viktimë, i moshës 82 vjeç.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.