E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kosovë/ Presidenti Thaci dëboi  mësuesin e djalit të tij, që dikur e lavdëronte publikisht (FOTO)
Lajme

Kosovë/ Presidenti Thaci dëboi  mësuesin e djalit të tij, që dikur e lavdëronte publikisht (FOTO)

Për arrestimin dhe dëbimin e Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina, krerët e vendit thanë se s’kanë qenë aspak të informuar.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi; kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj; dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, reaguan pas arrestimit të turqve, duke thënë se s’kanë qenë në dijeni për aksionin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe Policisë së Kosovës.

Por, më vonë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zbuloi se në të vërtetë Thaçi ka qenë i mirinformuar për arrestimin dhe dëbimin e turqve.

Erdogan e falënderoi Thaçin që ia dorëzoi turqit, të cilët ai i akuzon si pjesëtarë të lëvizjes së Fethullah Gylenit, që konsiderohet terroriste në Turqi.

Me shumë prej turqve të dëbuar, presidenti Thaçi dikur kënaqej. Bile, ai ka publikuar një fotografi, në llogarinë e tij zyrtare, në rrjetin social Instagram, në vitin 2014, ku shihet në shoqërinë e mësuesve të të birit të tij, Endritit.

“Pas një dite të gjatë pune, sot pasdite mora pjesë në mbledhjen e prindërve me arsimtarët në shkollën e Endritit. U kënaqa, por nuk po hyj në detaje për komentet e marra nga mësuesit. #Kosova, #shkollat, #arsimi”, ka shkruar Thaçi në legjendën e fotografisë, në të cilën, mes pjesëmarrësve, duket edhe i dëbuari  nga Kosova ditë më parë, Mustafa Erden.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.