E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt, gjykata lë në paraburgim ish-bashkëshortin dhe dy të dyshuarit e tjerë
Lajme

Kosovë/ Vrasja e Liridona Ademajt, gjykata lë në paraburgim ish-bashkëshortin dhe dy të dyshuarit e tjerë

Gjykata e Prishtinës i ka lënë masën e paraburgimit edhe për dy muaj tjerë Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 29.11.2023 në rrugën “Dalip Alshiqi”.

Ndaj Naim Murselit rëndon vepra penale e vrasjes së rëndë në bashkëpunim, kurse për Plavën rëndon vepra penale vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa për Kushtrim Kokallën marrëveshje për ta kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

I dyshuari i katërt, i cili sipas prokurorisë është i përfshirë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, T. D. do mbrohet në liri sipas vendimit të Gjykatës Supreme të datës 17.04.2024.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.