E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
  KOSOVE/VIDEO LIVE/ Shpërthim në një depo karburantesh, 4 të plagosur
Lajme

  KOSOVE/VIDEO LIVE/ Shpërthim në një depo karburantesh, 4 të plagosur

Një shpërthim ka ndodhur në një depo karburantesh.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Siç edhe e shikoni në pamjet e drejtpërdrejta flakët vazhdojnë.

Policia e Kosovës thotë se 4 persona janë plagosur nga shpërthimi që ndodhi rreth orës 14:00 në një depo karburantesh në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për KALLXO.com se njësitet e policisë dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes sapo e kanë marrë informatën për këtë incident.

“Deri më tani raportohet për 4 persona të lënduar”, tha Borovci.

Ai tha se Policia ka nisur evakuimin e personelit nga rreziku i përhapjes së zjarrit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.