E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kostoja e larte e subvencionimit te biznesit me para publike
Publik News

Kostoja e larte e subvencionimit te biznesit me para publike

 

Kur nisi pandemia dhe qeverite kufizuan aktivitetin ekonomik, ekspertet ne mbare boten debatuan se si duhet te ishte ndihma shteterore.

Pergjithesisht ekonomistet u ndane ne dy grupe. Nje grup (kryesisht te majtet) kerkonin qe biznesi te ndihmohej me para falas nga buxheti, ndersa grupi tjeter (kryesisht te djathtet) sugjeruan qe buxheti te mbante persiper vetem koston sociale te bllokimit. Pra jo para falas per biznesin, veten ndihme sociale per njerezit. Ne Shqiperi ishte e kunderta. Te dhathtet dhe ekspertet e tyre shkuan majtas, qeveria kaperceu djathtas.

Tani ekonomistet kane filluar te masin efektet e para te nderhyrjes shteterore. Ne SHBA, qeveria federale miratoi nje program te ashtuquajtur Programi i Mbrojtjes se Punonjesve te Biznesit te vogel, permes te cilit i dha 520 miliarde dollare bizneseve te vogla per te mbajtur njerezit ne pune. (Fillimisht si kredi, por nese biznesi i mbante ne pune njerezit me te njejtin rroge, kredia falej). Cilat jane efektet?

Ray Chetty, profesor i ekonomiksit publik ne Harvard se bashku me disa kolege gjeten ne nje paper se impakti i programit ne ruajtjen e vendeve te punes ka qene i paperfillshem, perkatesisht 3.4 pike perqindje.

David Autor nga MIT, ka perllogaritur se per cdo vend pune te ruajtur qeveria amerikane ka paguar 225 mije dollare nga parate e qytetareve. Kjo shume do te mjaftonte qe keta punonjes te paguheshin 1 mije dollare ne muaj per 20 vjet rresht nga qeveria pa bere asgje.

Te dy paperat, qe tashme po citohen gjeresisht nga ekonomistet ne SHBA, konfirmuan edhe nje here se subvencionimi i biznesit eshte ne cdo rrethane shperdorim i parave publike. Shkurt buxheti nuk duhet te shkoje asnjehere dhe per asnje shkak, pertej dimensionit social. 😕

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.