E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KPA shkarkon gjyqtarin Idriz Mulkurti, nuk justifikoi dot pasurinë
Publik News

KPA shkarkon gjyqtarin Idriz Mulkurti, nuk justifikoi dot pasurinë

Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Apelit të Krimeve të Rënda, Idriz Mulkurti.

Gjyqtari Mulkurti ishte pjesë e trupës gjykuese që dënoi Dritan Dajtin.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e hetoi Idriz Mulkurtin në të tre kriteret dhe vendosi shkarkimin e tij, për shkak të problemeve me deklarimin e pasurisë.

Njoftim i KPA:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.38/2019, datë 04.09.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Idriz Mulkurti, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 159, datë 14.06.2019. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1.Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 159, datë 14.06.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Idriz Mulkurti. 2.Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 09.03.2021.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.