E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KPA  vendimim për ish-gjyqtaren Mirela Fana:  15 vite larg drejtësisë
Lajme

KPA vendimim për ish-gjyqtaren Mirela Fana: 15 vite larg drejtësisë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur këtë të hënë të ndryshojë vendimin e KPK-së për ish-gjyqtaren Mirela Fana. KPA vendosi që Mirela Fana nuk mund të emërohet gjyqtare ose prokurore në një nga institucionet e drejtësisë për 15 vjet.

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit po shqyrtohet ankimimi i Komisionerit Publik për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana. Për Fanën, KPK vendosi të pushojë procesin e vetingut.

Gjyqtarja Mirela Fana

Gjyqtarja Mirela Fana

Sipas Komisionerit Publik, Fana ka dhënë dorëheqjen për studime të thelluara akademike dhe paçka se është dorëhequr, ajo gëzon sërish statusin magjistrate.

“Me këtë status zonja Fana përfiton çdo të drejtë. Ajo gëzon statusin e gjyqtarit dhe i nënshtrohet procesit të rivlerësimit. Ajo ka bërë vetë dorëheqjen si gjyqtare në Gjykatën e lartë, por jo dorëheqje nga statusi i magjistrati”, tha në seancë Komisioneri Publik, Florian Ballhysa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.