E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KPA zhvillon seancën e rradhës për Donika Prelën, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e saj: Nuk justifikon kursimet familjare
Publik News

KPA zhvillon seancën e rradhës për Donika Prelën, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e saj: Nuk justifikon kursimet familjare

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka zhvilluar ditën e sotme seancën e radhës për prokuroren dhe ish-drejtuesen e Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Prela kaloi me sukses provën e parë të vettingut dhe u konfirmua në detyrë më 5 shkurt të vitit 2019. Trupa  gjykuese që e konfirmoi në detyrë ishte e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici.

Megjithatë, vendimi i KPK-së u ankimua nga Komisioneri Publik, me arsyen se ajo nuk justifikon një pjesë të kursimeve familjare.

Më herët Prela ka kërkuar përjashtimin nga trupa gjykuese të Ina Ramës dhe Natasha Mulës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.