E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KPK shkarkon kryeprokurorin e Lushnjës
Lajme

KPK shkarkon kryeprokurorin e Lushnjës

Është shkarkuar nga detyra drejtuesi i prokurorisë së Lushnjes, Çlirim Shahini. Shkarkimi i tij erdhi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi rezultoi me probleme në të tre shtyllat e vlerësimit nga Vettingu.

Këtë të enjte, KPK zhvilloi seancën dëgjimore me kryeprokurorin e Lushnjës, ndërsa hetimi për të ishte kryer vetëm për dy kritere, atë të pasurisë dhe figurës.

clirim-shahini-533x400

Ndërkohë që Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit kishte dorëzuar një raport pozitiv për Shahinin, nga hetimi i kryer nga Komisioni rezultoi se prokurori kishte mosdeklarim, deklarim të rremë dhe mosjustifikim të pasurisë.

Hetimi i Komisionit për pasurinë, ishte përqendruar në një banesë 2-katëshe me papafingo në Sarandë, për të cilën u konstatua mungesë burimesh si dhe mospërputhje në deklarimin e bërë për ndërtesën dhe përdorimin. Sipas prokurorit, banesa përdorej nga familja dhe se pjesa e papafingos nuk ishte mbyllur ende, ndërsa nga hetimi i kryer nga KPK rezultoi se banesa jepej me qira si shtëpi pushimi në bregdet. Një fakt të tillë, sipas KPK-së, përpos hetimeve të tjera, e vërtetonin edhe njoftimet në internet ku kërkoheshin qiramarrës.

Sipas relatores Xhensila Pine, nga hetimi ka rezultuar se që prej pesë vitesh ambientet e kësaj banese jepeshin me qira. Ndërkohë, në kriterin e pastërtisë së figurës, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar kishte dorëzuar një raport me konstatimin se prokurori ishte i papërshtatshëm. Sipas këtij raporti, Shahini ka pasur kontakte me një person të dënuar për trafik narkotikësh dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.