E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KPK ZBARDH VENDIMIN PËR ADRIATIK LLALLËN: JA PSE I NDËRPREMË VETTINGUN! PËR 15 VJET LARG DREJTËSISË
Lajme

KPK ZBARDH VENDIMIN PËR ADRIATIK LLALLËN: JA PSE I NDËRPREMË VETTINGUN! PËR 15 VJET LARG DREJTËSISË

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) zbardh vendimin se pse ka ndërprerë vettingun për kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Sipas saj, çdo subjekt i rivlerësimit i cili dorëhiqet si në rastin e ish-kryeprokuorit, automatikisht i ndërpritet vettingu. Sipas këtij vendimi, Llalla humbet të drejtën për t’u emëruar gjyqtar apo prokuror për 15 vite. Pra, për 15 vite, Llalla do i rrijë larg sistemit të Drejtësisë. Vendimi mban firmën e tre anëtarëve të trupës gjykuese, Roland Ilia (kryesues) dhe Pamela Qirko (anëtar) dhe Olsi Komici (anëtar).

Megjithatë ky vendim mund të apelohet brenda 15 ditëve, edhe pse vetë Llalla nuk ka shprehur asnjë interes për të qenë pjesë e drejtësisë, jo më kot edhe u dorëhoq duke i ‘shpëtuar’ edhe vettingut.

DEKLARATA e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit:

Fillimisht Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ju falënderon për korrektësinë që keni treguar deri më tani me trajtimin e kronikave që kanë pasur të bëjnë me procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Në përgjigje të pyetjes suaj të parë, KPK ju sjell në vëmendje se çdo subjekt ka të drejtë të japë dorëheqjen, sipas asaj që parashikon neni “G” i Aneksit të Kushtetutës. Subjektet e rivlerësimit e depozitojnë atë në organet përkatëse.

Komisioni ka bërë publik emrat e dy subjekteve të rivlerësimit, të cilët dhanë dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë, Z. Besnik Imeraj dhe Z. Adriatik Llalla. Për subjektin Imeraj, trupa gjykuese e ka bërë publik vendimin e arsyetuar në faqen zyrtare të institucionit, ndërsa për subjektin Llalla, treshja e komisionerëve po punon për hartimin e vendimit të arsyetuar, vendim i cili do të njoftohet edhe publikisht.

Afati i zbardhjes së vendimit është brenda 30 ditëve dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ju garanton se do të respektojë ligjin në germë dhe frymë.

vendimi-per-llallen-1.png

vendimi-per-llallen-2.png

vendimi-per-llallen-3.png

vendimi-per-llallen-4.png

vendimi-per-llallen-5.png

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.