E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KQZ i hoqi 78 kandidatë nga listat, reagon PD: Vendim i njëanshëm dhe i paligjshëm i nxitur nga maxhoranca
Lajme

KQZ i hoqi 78 kandidatë nga listat, reagon PD: Vendim i njëanshëm dhe i paligjshëm i nxitur nga maxhoranca

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme listën e koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim, por me disa ndryshime.

Lista e depozituar nga Partia Demokratike kishte 78 kandidatë më tepër se lejon ligji, ndaj kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka vendosur që të regjistrojë aq kandidatë sa lejon Kodi Zgejdhor.

“Listat kanë më shumë kandidatë se numri i përcaktuar, konkretisht Elbasani ka 6 kandidatë më shumë, Qarku i Dibrës ka  3 kandidatë më shumë, Fier ka 6 kandidatë më shumë, Berat ka 6 kandidatë më shumë, qarku i Durrësit ka 6 kandidatë më shumë, Korça ka 9 kandidatë më shumë, Kukësi ka 6 kandidatë më shumë, Qarku i Lezhës ka  3 kandidatë më shumë, Shkodra ka 9 kandidatë më shumë, Tirana ka 9 kandidatë më shumë, Vlora ka 6 kandidatë më shumë dhe Gjirokastra ka 9 kandidatë më shumë”, tha Celibashi.

Lista e miratuar nga KQZ për koalicionin PD-Aleanca për Ndryshim:

Qarku Berat miratohen kandidatë nga nr 1-9

Qarku Dibër miratohen kandidatë nga nr 1-6

Qarku Durrës miratohen kandidatë nga nr 1-15

Qarku Elbasan miratohen kandidatë nga nr 1-15

Qarku Fier miratohen kandidatë nga nr 1-18

Qarku Gjirokastër miratohen kandidatë nga nr 1-6

Qarku Korçë miratohen kandidatë nga nr 1-12

Qarku Kukës miratohen kandidatë nga nr 1- 3

Qarku Lezhe miratohen kandidatë nga nr 1-9

Qarku Shkodër miratohen kandidatë nga nr 1-12

Qarku Tiranë miratohen kandidatë nga nr 1-36

Qarku  Vlorë miratohen kandidatë nga nr 1-12

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të KQZ për të hequr 78 kandidatë nga listat e PD-së, me argumentin se janë të tepërta, mbi numrin e lejuar.

PD në deklaratën e saj thotë se ky vendim është i njëanshëm dhe i padrejtë, i nxitur nga interesat e maxhorancës.

Selia blu garanton se do ta ankimojë menjëherë këtë vendim në shkallët më të larta të ankimimit.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Vendimi i sotëm i KQZ për mosregjistrimin e plotë të listave të koalicionit është një vendim i padrejtë dhe i paligjshëm, i diktuar nga interesat politike të maxhorancës. Pasi ndryshoi rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme, maxhoranca synon të imponojë rregulla të tjera, të cilat pamundësojnë përfaqësimin e plotë dhe të drejtë të të gjitha partive përbërëse të koalicionit tonë. Këto rregulla të njëanshme synojnë që të lënë të papërfaqësuara parti të cilat përfaqësojnë shtresa të ndryshme shoqërore dhe komunitete të caktuara, veçanërisht minoritetet. Asnjë vendimarrje e tillë nuk ka për të penguar koalicionin tonë që të garojë me potencialin e tij të plotë, njerëzor dhe programor. Kjo vendimarrje, si të gjitha vendimarrjet e padrejta, do të ankimohet menjëherë nga ana jonë në të gjitha shkallët ankimore. Asgjë nuk do të na ndalojë të sjellim ndryshimin në Shqipëri me njerëzit tanë të mrekullueshëm, që kanë nevojë dhe e duan kaq shumë ndryshimin! Ne do ta bëjmë të mundur këtë në datën 25 Prill me ndihmën e të gjithë shqiptarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.