KQZ i jep mandatin Erjon Mekës
Jurgis Çyrbja dha dorëheqjen si deputet, pas hetimeve të SPAK-ut. Lëvizja Çyrbjas ishte taktike me shpresën që dosja penale të transferohet në prokurorinë e Durrësit.
KQZ i ka dhënë mandatin e deputetit Erjon Mekës.
Meka ka marrë mandatin, pas dorëheqjes së deputetit të PS-së Jurgis Çyrbja.
Meka ishte kandidat për deputet i Partisë Socialiste nga lista shumëemërore e Durrësit.
Kujtojmë se Jurgis Çyrbja dha dorëheqjen, pasi u mor i pandehur nga SPAK. Ndaj tij, kishte bërë kallëzim Edi Paloka, për kohën kur Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrbsit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



