E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KQZ shkresë Ministrisë së Brendshme: Çregjistroni emigrantët.
Lajme

KQZ shkresë Ministrisë së Brendshme: Çregjistroni emigrantët.

Diaspora të regjistrohet në listën e votuesve jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar përmes një shkrese Ministrisë së Brendshme duke kërkuar çregjistrimin nga lista e zgjedhësve brenda vendit emigrantët që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë. Në udhëzimin e KQZ thuhet se “emigratët që duan të votojnë duhet të regjistrohen në listën e zgjedhësve jashtë vendit”.

Shkresa drejtuar Ministrisë së Brendshme që mban firmën e kryekomisionerit, Ilirjan Celibashi. Ky i fundit i kërkon ministrit Enver Hoxha që të përcaktojnë me një akt të përbashkët mënyrën e bashkëpunimit mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për çregjistrimin e shtetasve që votojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga lista e zgjedhësve brenda vendit.

“Zgjedhësi që ndodhet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe që dëshiron të ushtrojë të drejtën e votës për zgjedhjet e radhës për Kuvendin duhet të regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit, në përputhje me përcaktimet e bëra në Kodin Zgjedhor dhe aktet nënligjore në zbatim të tij”, thuhet në udhëzim.

Letra

Drejtuar: ERVIN HOXHA MINISTËR I BRENDSHËM

I nderuar,

Në mbështetje të ndryshimeve më të fundit të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, kemi nisur punën përgatitore për mundësimin e zgjedhjeve nga jashtë vendit për zgjedhjet e ardhshme për Kuvend të vitit 2025.

Në zbatim të nenit 25, pika 13 të Kodit Zgjedhor do të duhet të përcaktojmë me akt të përbashkët mënyrën e bashkëpunimit mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për ç’regjistrimin e shtetasve që votojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë nga lista e zgjedhësve brenda vendit.

Përsa më sipër, gjeni bashkëngjitur për mendim dhe në vlerësimin tuaj projektudhëzimin e hartuar nga administrata.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.